- Target:
- RIKONSTRUKSIONI I SHKOLLES SE PARE SHQIPE.
- Region:
- Albania
- Website:
- http:////www.facebook.com/groups/zgjohukorce/
Komiteti Kombëtar i Korçës, i themeluar në vitin 1886, një vit më vonë, përkatësisht në fillim të vitit 1887 vendosi të krijonte shkolla shqipe të veçanta, të pavarura nga shkollat që administroheshin nga silogu grekoman.
Ndërsa patriotët e Korçës dhe të Bukureshtit po përpiqeshin të siguronin pajisje, librat mësimorë dhe lokalin për shkollën, ideologu i Rilindjes Kombëtare Shqiptare – Sami Frashëri dhe bilbili i gjuhës sonë – Naim Frashëri, pas kërkesave të reja që i paraqitën qeverisë turke, shkëputën prej saj lejen në emrin e Pandeli Sotirit për çeljen e një shkolle private shqipe në Korçë.
Pas një lufte këmbëngulëse gati dyvjeçare, më 7 mars 1887 u çel në Korçë shkolla e parë kombëtare dhe laike shqiptare, drejtor i së cilës ishte Pandeli Sotiri. Si lokal për shkollën shërbeu shtëpia e dhuruar nga patrioti i mërguar korçar Mandi Tërpo.
Çelja e shkollës shqipe të Korçës ishte një ngjarje e shënuar dhe një fitore për gjithë Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Ajo ishte kurorëzimi i përpjekjeve të përbashkëta të organizatave patriotike të të mërguarve shqiptarë dhe të patriotëve brenda vendit. Mësonjëtorja e Parë Shqipe e Korçës nuk varej dhe nuk financohej prej asnjë shteti apo shoqërie të huaj. Ajo u hap, u financua dhe u mbrojt nga populli dhe na shoqëritë shqiptare të mërgimit.
DREJTUAR MINISTRISE SE KULTURES, ISTITUTIT TE ALBANOLOGJISE ,BASHKISE TE RRETHIT TE KORCES,QYTETAREVE TE KORCES DHE MBARE SHQIPERISE.
Grupi i Korçes, (KETU MBLEDHIM MATERIAL PER KORCEN, SHKRIME HISTORIKE.......) ngre zerin dhe terheq vemendjen institucioneve te mesiperme, qytetareve te Korçes dhe mbare Shqiperise, per rezikun e nje shkaterimi te plote qe SHKOLLA SE PARE SHQIPE ABC po jeton, per shkak te mungeses te restaurimeve periodike dhe te nje kujdesi te veçante qe meriton. Sholla ka deme strukturore te cilat, po te vazhdojne te lihen ne harese dhe indiferentizem, do shkoje drejt nje renimi te shpejte. Shkolla ABC, lindi si nje shkendije ne zemrat e korçareve dhe u perhap si nje zjar i pa permbajtur diturie ne te gjithe Shqiperine. Ajo eshte unike, nje krenari per token qe e lindi, prandaj nuk duam qe kete simbol te personifikimit te diturise ta çojme drejt eresires, per shkak te indiferences te atyre personave dhe istitucioneve te cilet paguhen nga ne si popull, qe te kujdesen per te. Indinjimi yne eshte i madh dhe i tille do vazhoje te jete, deri ne zgjidhjen e ketij problemi, qe ne si grup, (KETU MBLEDHIM MATERIAL PER KORCEN .......) dhe si qytetare te Korçes po e jetojme me dhimbje.
Nga shembujt e hidhur qe qyteti yne ka perjetuar, si pershembull demtimet e ndryshme te objekteve dhe monumenteve, shkaterimin e “SHTEPISE SE FLAMURIT” etj, ngre vigjilencen tone si korçare, por mbi te gjithash si atdhedashes te kultures dhe teritorit, te mos qendrojme indiferente. Ndjehemi te ofenduar dhe te lenduar ne krenarine tone dhe ne identitetin qe na personifikon si korçare, ndaj indiferences istitucionale. Dikush mund te justifikohet: “se nuk ka fonde te mjaftueshme”, nuk na intereson, nuk ka vlere monedhe qe te zevendesoje kete monument kulture, le ti japim prioritet asaj qe eshte me e vyer per ne (shkolles ABC). Pretendojme nga istitucionet e permendura me siper te reagojne sa me shpejt, në përputhje me rrethanat. Grupi (KETU MBLEDHIM MATERIAL PER KORCEN........) mer parasysh edhe injorim instuticional te kesaj çeshtjeje kaq jetike, per kete arsye kerkojme popullit korçar dhe te gjithe Shqiprise, te mos qendroje indiferent, por te bashkohet me ne, duke firmosur kete peticion dhe duke bere nje oferte, (ne vlere leku) sipas deshires dhe nundesise qe ka secili. Te shpetoje identitetin e Korçes dhe bashke me te dhe identitetin e secilit nga ne.
You can further help this campaign by sponsoring it
The PETICION MBI DEGRADIMIN E SHKOLLES SE PARE SHQIPE ABC petition to RIKONSTRUKSIONI I SHKOLLES SE PARE SHQIPE. was written by lulezim and is in the category Patriotism at GoPetition.