#Human Rights
Target:
Unionit te Gazetareve/Union of Journalists
Region:
Albania

Shoqeria civile rome se bashku me te rinjtë romë kerkon me ane te ketij peticioni te ndaje shqetesimin e saj lidhur me gjuhen ofenduese dhe percmuese ndaj komunitetit rom qe eshte perdorur ne disa prej gazetave te perditshme ditet e fundit.

Roma civil society together with Roma youth require hereby through this petition to share its concerns about offensive and derogatory language against the Roma community, used in several daily newspapers last days.

Ditët e fundit në disa prej gazetave te pëditshme është përdorur një gjuhë ofenduese dhe përcmuese ndaj komunitetit rom ne Shqiperi. Ky nuk është rasti i vetëm i përdorimit te gjuhës negative ndaj komunitetit tonë në mjedise mediatike, mjafton të përmendim se fjalë te tilla si “cigan” apo “gabi” te cilat kanë një domethënie thellësisht negative janë shfaqur jo rrallë ne hapësirën mediatike. Përdorimi i fjalorit fyes, përcmues, apo përjashtues për komunitetin rom shënjon në mënyrë të padrejtë komunitetin tonë qe jeton prej shekujsh në këtë vend si dhe përbën një vlerë të shtuar kulturore dhe njerëzore per te gjithe shoqërine shqiptare.

Ne, Shoqëria civile rome, se bashku me të rinjtë romë kemi nisur një fushatë ndërgjegjsuese ndaj mediave audio-vizive, të shkruara, dhe rrjeteve sociale, që te ndalohet përdorimi i gjuhës negative dhe fyese ndaj komunitetit tone. Përdorimi i gjuhës negative ndaj komunitetit rom cënon njëherazi komunitetin tone, i cili eshte pjese e pandashme e shoqerise shiptare, sikundër dëmton dhe shkurajon përpjekjet e institucioneve shqiptare, shoqërise, dhe organizatave rome për të rritur përfshirjen e komunitetit rom si një e drejtë themelore dhe një domosdoshmëri per zhvillimin e vendit tonë. Gjuha negative dhe fyese dhemb!

Ndal fjalimeve të urrejtjes! Ndal gjuhës ofenduese ndaj romëve në media! Qëllimi i këtij peticioni është të mbledhim sa me tepër firma dhe të shtrijmë në një masë sa më të madhe njerëzish mesazhin që gjuha negative ndaj komunitetit rom është gjuhë kundër shoqerisë shqiptare dhe zhvillimit te saj.

Nëse bini dakord me këtë nismë, ju lutem firmosni këtë peticion dhe vendosni mesazhin dhe logon e tij ne foton personale të profilit tuaj në Facebook, te pakten per nje dite. Ky do të ishte nje kontribut i drejtëpërdrejtë për të promovuar këtë fushatë në mënyrë që ajo të depertojë në sa më shumë njerëz. Kontributi juaj dëbon gjuhën negative dhe fyese nga mjedisi mediatik shqiptar.

---------------------------------------

In the recent days some daily newspapers in Albania have used a negative and derogatory language towards Roma community living in the country. This is not the first time that such negative and unacceptable language against our community finds space in the Albanian media. Certain words such as “Cigan”, “Gabi” which represent a very negative connotation have been present in several occasions in the Albanian media.

The use of certain language in the media by journalists representing a negative, disdainful and exclusion meaning over Roma is both wrong and unjust. Roma community has lived in Albania for centuries and represents an important cultural and human treasure to the Albanian society.

The Roma civil society organizations in Albania together with Roma youth have initiated a campaign which aims to create awareness within the traditional and social media in order to stop the negative and disdainful language towards Roma. The use of such language harms at the same time our community and further discourages the initiatives of public institutions and civil society to advance Roma inclusion as basic right and an imperative for the progress of the Albanian society.

Disdainful language hurts! Stop negative speech! Stop the despising and offensive language in the media against Roma! The aim of this petition is to disseminate the message that negative language towards Roma is a language against a healthy, just and prosperous society.

In case you agree with the above lines, please sign this petition, disseminate it and make its message and logo your Facebook profile photo for a day. Your contribution keeps the negative language against Roma away from the Albanian media.

GoPetition respects your privacy.

The Ndal Gjuhës Ofenduese ndaj Romëve në Media petition to Unionit te Gazetareve/Union of Journalists was written by Shoqeria Civile rome and is in the category Human Rights at GoPetition.