#Politics
Target:
Partia Socialiste e Shqiperise
Region:
Albania

"Detyra do të jetë e imja, pushteti do të jetë i juaji"

Z.Kryeministër që sapo të votuam, sot nëpër gazeta dhe media të ndryshme po qarkullon një lajm i pabesueshëm ku thuhet se Dulen do na e besh ministër dhe Bollanon deputet në parlament. I bie që të reabilitosh një fundrinë me gjak të prishur. Nëse ky lajm do të jetë i vërtetë atëhere po të këshilloj që nuk je duke e nisur mbarë. Një nga arsyet kryesore që populli të ka dhënë votën kundër Berishës, ishte pikërisht se abuzoi shumë më anën kombëtare. Të lutem, frazës fantastike 'Detyra do jetë imja, pushteti do jetë juaji' përmbajuni nga fillimi se nga fundi nuk kemi asgjë të qartë...

PRO-GREKU BOLLANO

Kryetari aktual i organizatës OMONIA, njëherësh ish-kreu i bashkisë së Himarës Vasil Bollano është i njohur për profilin e tij pro-grek dhe antishqiptar. Sa ishte në krye të bashkisë së Himarës, jo vetëm që deklaroi se Himara është greke dhe zemra e Vorio-Epirit, por dhe gjithë faqja e internetit e kësaj bashkie ishte e shkruar greqisht, emrat e banorëve të bashkisë kishin nga një “s” pas, duke i cilësuar grekë. Madje arriti deri atje sa të deklaronte se heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte grek e quhet Jorgjis Kastriotis.

Ka shkaktuar probleme gjithnjë, teksa ka deklaruar se Himara është greke dhe duhet të bashkohet me Greqinë, Himara është si Kosova duhet të shpallet e pavarur. “Ju mirëpresim në Bashkinë e Himarës. Këtu ku mikpritja dhe krenaria është e njohur për banorët vendas tre mijë vjet më parë, siç kanë shkruar shumë historianë të vjetër si Homeri, Plini, Straboni, Thuqidhidhi. Vendin që kanë vizituar shumë studiues të huaj nga kureshtja që u ka ngjallur si Bajroni, Liku, Celebi etj.

Bashkia e Himarës ka 11.037 banorë, një popullsi kompakte ku mbi 85% e saj ka si gjuhë amtare greqishten”, thuhej në faqen zyrtare të bahskisë së Himarës, kur ishte Bollano në krye të saj, derisa socialisti Goro e nxori me votë nga zyra. Pikërisht Bollano, që nuk ka lënë asgjë pa thënë dhe bërë kundër interesave të Shqipërisë, pritet të jetë në Kuvend pas hyrjes së Dules në qeveri, dhe do mbrojë interesat greke në Kuvendin e Shqipërisë.

Vasil Bollano nuk është vetëm kryetar i OMONIA-s ai mban disa poste në organizatat ndërkombëtare greke që punojnë dhe luftojnë për Autonomisë së Vorio Epirit. Më 13 dhjetor 2009 është zgjedhur anëtarë i Bordit drejtues të Federatës Mbarë Epiriotase të Evropës, dhe është shefi për “Vorio Epirin”. Zyrat e kontaktit të shefit Bollano për “Vorio Epirit” janë në Sarandë, rruga nr.3 , tel. 003558522522, email v-ipiros@panipirotiki.eu.

AKTIVITETI

“Bollano nuk është vetëm kryetar i OMONIA-s ai mban disa poste në organizatat ndërkombëtare greke që luftojnë për Autonominë e ‘Vorio Epirit’. Më 13 dhjetor 2009 është zgjedhur anëtar i Bordit drejtues të Federatës Mbarë Epiriotase të Evropës, dhe është shefi për “Vorio Epirin”.

VEPRIMTARIA ANTISHQIPTARE E BOLLANOS, JA DEKLARATAT

Kreu i OMONIA-s Bollano: “Pavarësia e Vorio Epirit nuk është aspak më shumë se ajo që duan shqiptarët për Kosovën. Kjo është në të mirë të Ballkanit dhe të pakicave greke në Shqipëri”.

Kreu i OMONIA-s Bollano: “Ju mirëpresim në Bashkinë e Himarës. Ju mirëpresim këtu, ku ngjyra jeshile e ullishteve të pafund bashkohet në harmoni të plotë me ngjyrën blu transparente të detit Jon dhe qiellin e kaltër. Këtu ku mikpritja dhe krenaria është e njohur për banorët vendas tre mijë vjet më parë, siç kanë shkruar shumë historianë të vjetër si Homeri, Plini, Straboni, Thuqidhidhi. Vendin që kanë vizituar shumë studiues të huaj nga kureshtja që u ka ngjallur si Bajroni, Liku, Celebi etj. Bashkia e Himarës ka 11.037 banorë, një popullsi kompakte ku mbi 85% e saj ka si gjuhë amtare greqishten”.

Kreu i OMONIA-s Bollano: “Me 1403 mbreti i Napolit, Karli zbarkon në brigjet e Himarës dhe shtyn shqipfolësit në drejtim të veriut. Disa vite më vonë, himarjotët, të udhehequr nga Jorgji Stresi, mik personal i Jorgji Kastriotit, përpiqen të ndalojnë zaptimin e Epirit nga Otomanët”.

Vasil Bollano në Federatën Panepirote: “Kjo që po bëjmë sot është një detyrim ndaj atdheut, ndaj Vorio-Epirit. Ne jemi krenarë për ju sepse jeni ambasadoret e atdheut këtu në Amerikë jeni njerëzit që me fuqinë tuaj, me zërin tuaj, me djersën tuaj po përpiqeni të ecni përpara. Ne jemi njerëzit që do mundohemi të gjithë së bashku të mbështesim progresin e vendit dhe të atdheut”.

GoPetition respects your privacy.

The Peticion - Kundër futjës të antishqiptarit Bollano në parlamentin e Shqipërisë petition to Partia Socialiste e Shqiperise was written by Zgjohu Shqiptar and is in the category Politics at GoPetition.