#Roads & Transport
Target:
Mitrovica, Vushtrri
Region:
Kosovo

Të nderuar Mitrovicas,

Ne të gjithë, që nga paslufta, po përballemi me një problem shumë të madh i cili përveçse po na e vështirëson përditshmërinë tonë, po shkakton edhe shumë dëme me fatalitet.

U bënë 10 vite që kur ka filluar së ndërtuari rruga Mitrovicë – Prishtinë. Gjatësia e kësaj rrugë është në total 38 km.
Ajo rrugë sot e kësaj dite vazhdon të jetë një destinacion i rrezikshëm për të gjithë ata që e frekuentojnë, e pamjaftueshme për të përballuar fluksin e madh të veturave që qarkullojnë në të dhe rrugë e cila na i humb nga 2-3 orë në ditë gjatë ardhje vajtjeve për në kryeqytet.

Unë personalisht kam filluar iniciativën për një PETICION me të cilin do ti drejtohemi Qeverisë së Kosovës dhe Parlamentit të Kosovës me kërkesën e vetme:

Duam që të planifikohet buxheti për ndërtimin e kësaj rruge gjatë vitit 2018.

Ne nuk kemi asgjë kundër që Qeveria e Kosovës po ndanë buxhet vjetor për autostradat në drejtim të Pejës, në drejtim të Ferizajt, në drejtim të Gjilanit, në drejtim të Podujevës...
Por duam që edhe Mitrovica të jetë destinacion për qeverinë e vendit tonë.

Mitrovica, qyteti i krenarisë dhe kulturës, i trimnisë dhe zhvillimit ka mbetur një vend i harruar nga Qeveria e Kosovës. Ky qytet që kështu ashtu ka probleme që nga paslufta, të cilat i janë shndërruar në një barrë që nuk po e lë të ecë tutje, sikur është braktisur edhe nga kryeqendra jonë, pra nga Prishtina.

Ju lutem të gjithëve, që të bëheni pjesë e kësaj iniciative, në mënyrë që t’i bëjmë minimalisht 10 000 nënshkrime të cilat do t’i adresojmë tek institucionet qendrore.

Mece kete iniciative e kam nisur vullnetarisht, dhe duke pasur parasysh se sa resurse humane dhe financiare me duhen qe te filloj punen ne kete drejtim, i beje thirrje te gjitha institucioneve lokale, filluar nga Komuna E Mitrovices konkretisht kryetari Agim Bahtiri, organizatave te huaja dhe vendore, qe ta perkrahin kete iniciative duke angazhuar njerez qe do te ndihmonin procesin e mbledhjes se nenshkrimeve, dhe njekohesishte, te perkrahin iniciativen duke mbuluar shpenzimet teknike dhe logjistike.

Peticionin së shpejti do ta shpërndajmë nëpër të gjitha institucionet dhe vendet publike në qytetin tonë, prandaj ju lutemi të ftoni të gjithë që ta nënshkruajnë.

U bënë 10 vite që kur ka filluar së ndërtuari rruga Mitrovicë – Prishtinë. Gjatësia e kësaj rrugë është në total 38 km.
Ajo rrugë sot e kësaj dite vazhdon të jetë një destinacion i rrezikshëm për të gjithë ata që e frekuentojnë, e pamjaftueshme për të përballuar fluksin e madh të veturave që qarkullojnë në të dhe rrugë e cila na i humb nga 2-3 orë në ditë gjatë ardhje vajtjeve për në kryeqytet.
Duam që të planifikohet buxheti për ndërtimin e kësaj rruge gjatë vitit 2018.

Ne nuk kemi asgjë kundër që Qeveria e Kosovës po ndanë buxhet vjetor për autostradat në drejtim të Pejës, në drejtim të Ferizajt, në drejtim të Gjilanit, në drejtim të Podujevës...
Por duam që edhe Mitrovica të jetë destinacion për qeverinë e vendit tonë...

GoPetition respects your privacy.

The Qeveria e Kosoves të planifikoj buxhetin per vitin 2018 për perfundimin e ndertimit të magjistrales Mitrovice - Prishtinës petition to Mitrovica, Vushtrri was written by Florentina Hajdari Hajra and is in the category Roads & Transport at GoPetition.