#Patriotism
Target:
Political Parties in Macedonia
Region:
Macedonia, Republic of

Duke marrë parasysh se pamvarësisht të gjitha sakrificave dhe humbjeve që ne si bashkësi etnike Shqiptare në Maqedoni i kemi patur në kto 15 vite të fundit , mendojm se ka ardhur koha për një "revolucion" shoqëror te populli Shqiptar.

Anketat e vitit të kaluar nxorrën në pah se partitë opozitare Shqiptare në Maqedoni , pamvarsisht fjaleve të mëdha qe ata i përdornin në opinion publik ,kishin nje përkrahje shum të vogël në krahasim me partitë e mëdha në vend. Duke marrë ne konsideratë në nivel rajonal , europian apo atë boteror, ne si shtet apo edhe si bashkesi etnike , jemi në një nivel shumë të ulët në aspektin shoqëror dhe ekonomik.

Në qoftë se do të ishim në një vënd tjetër të europës dhe do të na ishte parashtruar gjendja e njëjtë që sikurse para vitit 2001 , ku shum njërz dhanë edhe jetët e tyre për të drejtat bazë në rang shoqëror , ku ndaj nesh si bashkësi etnike shqiptare cdo dit na bëhen diskriminime në nivel institucional , në nivel ekonomik , në nivel shoqeror dhe shumë aspekte tjera të jetës tonë të përditshme , do të vinte deri te ajo ku populli do të ndërgjegjsohej dhe do të thonte mjaft.

Në bazë të marveshjes së Ohrid , ne si qytetar të Maqedonisë , kemi të drejta të barabarta me cdo individ tjeter që jeton në Maqedoni , pra edhe ne sikurse cdo qytetar tjetër në këtë shtet , duam një të ardhme më të mir për ne ,për familjen tonë , për vendin tonë dhe më e rëndesishme për fëmijët tanë.

Duam një të ardhme europiane.

Ne , qytetarët e Maqedonise , respektivisht populli Shqiptar , u bëjmë thirrje të gjithë partive dhe individëve shqiptarë në skenën politike në Maqedoni .që të vijnë me një marrveshje të përbashkët dhe të krijojnë një kualicion politik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare për hir të interesave të popullit ose NE do i bojkotojmë zgjedhjet.

GoPetition respects your privacy.

The Bashkimi i opozites Shqiptare ne Maqedoni petition to Political Parties in Macedonia was written by Alban Jashari and is in the category Patriotism at GoPetition.