Active petitions in over 75 countries Follow GoPetition

Shqiperi Etnike

Petition published by Isi Boletini on Aug 13, 2011
Closed on Feb 03, 2013
0 Signatures 
Target: Aleanca Kuq e Zi
Region: Albania
Result:
This petition is closed.

Petition Background (Preamble):

Shqipëria Etnike është një hapësirë e caktuar gjeografike e territorit e cila është vendlindje e shqiptarëve me shumicë. Pavarësisht qëndrimeve të popujve të ndryshëm kjo hapësirë gjeografike ishte vendlindja e shqiptarëve në historinë e afërt dhe 90 % e këtij territori është akoma vendlindje dhe vendbanim me shumicë shqiptare.

Përkundër barazimit të termit Shqipëri Etnike me termin Shqipëri e Madhe këto prapë së prapë nuk kanë kuptim të njëjtë, por termi i dytë përdoret për të zbehur dhe keqinterpretuar termin e parë. Termi Shqipëria etnike nuk nënkupton asgjë më shumë se hapësirën e banuar etnikisht me shumicë shqiptare, kurse termi Shqipëria e Madhe siç pretendohet nga popujt okupues të territoreve, nënkupton zgjerim territorial të Shqipërisë si shtet ndaj territoreve tjera pa të drejtë.

Petition:

Ndarja e territoreve shqiptare solli pasoja të rënda si për Shqipërinë e cunguar ashtu edhe për banoret e viseve jashtë saj. Shteti shqiptar u përball më problemë shumë të mëdha nga që forca më e madhe punëtorë ndodhej jashtë territorit të saj.

Gjithashtu burimet më të mëdha minerare ndodheshin në Kosovë e cila ishte pjesë e Serbisë. Serbia, Mali i Zi dhe Greqia ushtruan një dhunë të jashtëzakonshme mbi shqiptarët e viseve që pushtuan. Ata u masakruan u detyruan të ndryshonin fe dhe emra ose të largoheshin nga vendi i tyre. Kjo solli ndryshime në përbërjen e popullsisë së këtyre territoreve.Rrymat për bashkim etnik ndahen në dy grupe : Ekstremiste dhe Liberale. Ekstremistet përfaqësohen nga organizatat e ndryshme të mërgimit, organizatat ilegale në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi. Ato kërkojnë bashkimin etnik me ane të dhunës, prandaj ato janë quajtur organizata terroriste nga CIA dhe BE. Liberalet kërkojnë një bashkim etnik gradual të bazuar mbi diplomacinë dhe fitimin e të drejtave të shqiptareve kudo në Ballkan. Liberalet përfaqësohen nga LDK, PDK, AAK në Kosovë. PDSH,BDI në Maqedoni. PD, PBK, PBKD, PLL, PDI dhe LZHK në Shqipëri. Partitë shqiptare të Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës bëjnë pjese në këtë grup.

Ne i bejme thirrje shteteve te fuqishme qe me shqipetaret te tregohet nje here bota e drejte dhe ata te jene te bashkuar pasi kjo eshte nje padrejtesi e madhe qe na eshte bere neve. Ishim 98.000 metra katrore dhe jemi 28.000 metra katrore. Kjo eshte katastrofe dhe ne po i kerkojme keto te drejta me te mire perndryshe do veprojmë me dhune. Ju faleminderit!

The Shqiperi Etnike petition to Aleanca Kuq e Zi was written by Isi Boletini and is in the category Albanian Country at GoPetition. Contact author here.

Tell | Map | Signatures | Views | Bookmark | Banners | Link | Tip Jar
Click here to Like this petition or Add/View Comments