#Students' Rights
Target:
Qendra e Resurseve për Studentë
Region:
Kosovo

Qeveria e Kosovës ka filluar procesin e reformimit të sistemit shëndetesorë dhe ka paralajmëruar implementimin e skemes së sigurimeve shëndetësore. Ligji i sigurimeve shëndetësore tashmëështë aprovuar.

Deri sa skema është një lajm i mirëpër qytetarët dhe përmirësimin e shërbimeve shëndtësore për ta,aty nuk parashihen benefite të veçanta për studentët. Studentët nuk janë trajtuar si kategori e veçantëdhe me benefite të veçanta.

Duke u bazuar në modelet evrpiane ne besojmë se ka shumë mundësi që skema të ketë parasysh një status të veçantë të studentëve në kuadër të skemës së sigurimeve që do të implementohet në Kosovë. Andaj kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës që skema të miratojë parimet si në vijim:

- Deri në moshën 26 vjet, të gjithë studentët pa marrë parasysh kategorisë që i takojnë, duhet të lirohen nga pagesa e sigurimit shëndetësor të detyrueshëm;

- Mbi moshën 26 vjet, studentët paguajnë sigurim shëndetësor nësë i plotësojnë kriteret dhe paguajnë 50% të premiumit që paguajnë personat tjerë të siguruar;

- Me këtë skemë të sigurimeve shëndetësore, studentët duhet të kenë të përfshira të gjitha shërbimet shëndetësore bazike të cilat janë edhe për popullatën tjetër (jo-studente) dhe gjithashtu të kenë të përfshirë në pako ndihmat psiko sociale dhe shërbime të shëndetit reproduktiv.

Janë tre argumente kryesore që e favorizojnë një vendim të tillë. Së pari studentët shfrytëzojnë më së paku shërbime për shkak që janë popullatë e re dhe niveli i sëmundshmërisë është minimal në krahasim me segementet tjera të popullatës. Së dyti, shumica e studentëve janëtë papunë ose mbahen nga familjet e tyre. Së fundmi, studentët kane nevojë specifike shëndetësore dhe skema e sigurimeve shëndetësore duhet t’i ketë parasysh këto nevoja.

Me këtë peticion ju ftojmëqë t’i bashkangjiteni përkrahjes së kësaj iniciative me qëllim që të inkurajojme Ministrinë e Shëndetësisë të shqyrtojëdhe miratojënjë mundësi të bazuar në tri principet më lartë.

Ky peticion është i organizuar nga një grup studentësh të Universitetit të Prishtinës dhe Qendra e Resurseve për Studentë.

GoPetition respects your privacy.

The Peticioni për status të veqantë të studentëve në kuadër të skemës së sigurimeve shëndetësore petition to Qendra e Resurseve për Studentë was written by Qendra e Resurseve për Studentë and is in the category Students' Rights at GoPetition.