#Human Rights
Target:
Njohja e Pavasisë së Kosovës
Region:
Kosovo
Website:
www.rrezore.com

PËR: SHKELQËSINË E TIJ, ATIN E SHENJTË– PAPA BENEDIKTIN XVI NË VATIKAN

NGA: KËSHILLI PËR PETICION

DATA: 01.06.2010

SUBJEKTI: P E T I C I O N PËR NJOHJEN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Shenjtëria e Juaj, Ati i Shenjtë - Papa Benedikti i XVI,

Ne, besimtarët shqiptarë katolikë, që jetojmë në Republikën e Kosovës dhe jashtë saj, të devotshëm për besim në Zotin tonë, Jezu Krishtin; të denjë për Fe e Atdhe dhe me një histori mbi 2000 - vjeçare të ruajtjes së këtij identiteti fetar, si pasardhës të Ilirëve dhe, sot, dëshmitarë të Shën Palit Apostull, përmes të cilit e pranuam Krishtin në zemrat tona. Popull ky, i cili gjatë rrugës së tij historike, Kishës Katolike i dha Shenjtër dhe Papë, si Shën Jeronimin, Shën Niket Dardanin etj., po ashtu Papa Klementin e XI-të, si dhe një plejadë të tërë klerikësh, të cilët sakrifikuan gjithçka për binomin: Fe e Atdhe - deri në flijim.

Duke mos cenuar as parimet Ungjillore, e as ato njerëzore, Ju drejtohemi, Juve Ati i Shenjtë, Shkëlqesisë Suaj, Papa Benediktit të XVI-të dhe Koncilit Ekumenik në Vatikan, që me rastin e 100 -vjetorit të lindjes E Lumtura Nëna Tereza, të na gëzoni me NJOHJEN e SHTETËSISË TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, që do të konsiderohej një akt human dhe i ligjshëm, që do t’i bashkohej galerisë së 69- vendeve të Botës të cilat na kanë njohur.

Republika e Kosovës, pas shumë shekujsh sakrifice dhe flijimi me ndihmën e faktorit ndërkombëtar fitoi lirinë dhe pavarësinë e saj, që ishte përkushtim i brezave shekullor të këtij vendi. Në çlirimin e këtij vendi nga një ideologji shtypëse mori pjesë dhe ndihmoi edhe Selia e Shenjtë, në krye me Papa Gjon Palin II, i cili dha një kontribut të çmueshëm për lirinë dhe demokracinë e këtij vendi. Populli i Kosovës, përherë do t’i jetë mirënjohës Selisë së Shenjtë për kontributin që ka dhënë në momentet më të vështira të historisë së këtij populli.

Kjo mirësi, njohja e Republikës së Kosovës, nga ana Juaj, do të forconte edhe më tej besimin, tolerancën ndërfetare dhe bashkëjetesën mes popujve në Republikën e Kosovës!

Ipeshkvia e Republikës së Kosovës, në krye me Imzot Dodë Gjergjin dhe besimtarët e saj, kudo që gjinden, jemi të bindur që kjo mirësi do të ndikojë në rritjen e vullnetit për besim dhe në rritjen e numrit të besimtarëve nga radhët e popullit tonë, kurdoherë Paqedashës!

Shpresojmë që këtë vullnet tonin do ta merrni në konsideratë.

Zoti Ju bekoftë!

Këshilli i Peticionit

GoPetition respects your privacy.

The PETICION PËR NJOHJEN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NGA VATIKANI petition to Njohja e Pavasisë së Kosovës was written by Rrezore and is in the category Human Rights at GoPetition.