Active petitions in over 75 countries Follow GoPetition

Kundra ratifikimit nga parlamenti, të marrëveshjes shqiptaro-greke për përcaktimin e kufijve detare mes tyre.

Published by DIELLI on Oct 01, 2009

Drejtuar:
1. Presidentit te Republikës së Shqipërisë
2. Kuvendit të Republikës së Shqipërisë...
3. Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë
4. Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit

Për dijeni:
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë
Kryetarit të Kuvendit
Konferencës së Kryetarëve të Kuvendit
Byrosë së Kuvendit

Baza Ligjore:
Nenet 48 i Kushtetutës dhe neni 11 i Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.
Ne, shtetas e Republikës së Shqipërisë, të indinjuar thellësisht nga projektligji që pritet të ratifikoje marrëveshjen ndërkombëtare midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë “për përcaktimin e kufijve detar midis dy vendeve”, kemi ndërmarrë këtë iniciativë qytetare për t’iu drejtuar kërkesa të caktuara nëpërmjet këtij peticioni.
Duke pasur parasysh, kritikat e mëdha që i janë bërë kësaj marrëveshjeje nga ekspertë të mirënjohur; mungesën e theksuar të transparencës përgjatë negocimit të kësaj marrëveshjeje dypalëshe; shpejtësinë e pashpjegueshme të procedurave administrative dhe parlamentare nëpër të cilën ka kaluar ky projektligj; mungesën e debatit në komisionin e ligjeve dhe kalimin e saj menjëherë për votim dhe për në seancë plenare; afrimin e frikshëm të datës së diskutimit dhe miratimit në seancë plenare; nenin 131 të Kushtetutës ku shprehet se kushtetutshmëria e marrëveshjeve ndërkombëtare mund të shikohet vetëm para ratifikimit të saj nga Kuvendi, e vlerësojmë tepër të rëndësishme përfshirjen e sa më shumë institucioneve kushtetuese në këtë lloj vendimmarrjeje, në mënyrë që të respektohet integriteti territorial i Republikës sonë, sovratiteti i shtetit dhe Kushtetuta e tij.
Arsyeja e këtij peticioni është fakti që NE NUK JEMI TË BARABARTË NË KËTË MARRËVESHJE EDHE PSE E KEMI FIRMOSUR ATË.

UJDHESA OTHONOI është konsideruar si fillim për llogaritjen e DSH të Greqisë, si në drejtim të perëndimit ashtu dhe atë veriperëndimor, duke mos marrë parasysh veçoritë dhe kërkesat që jep UNCLOS. Kjo i ka dhëne një përparësi shumë të madhe Republikës së Greqisë, duke cënuar hapësirat ujore tradicionale të Shqipërisë.
Kështu, kërkojmë interesin më të madh për këtë çështje me përmasa kombëtare të institucioneve të cilave u drejtohet ky peticion. Në përputhje të plotë me nenin 134 të Kushtetutës pika 1, gërma “a”, “b”, “c”, “ç”; në përputhje me nenin 131 gërma “b” të Kushtetutës, nenit 49 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, kërkojmë nga:

1. Presidenti i Republikës, që të marrë të gjitha masat e nevojshme, në përputhje me autoritetin, kompetencat dhe mundësitë që i njeh Kushtetuta dhe Ligji për të inicuar një gjykim kushtetues paraprak me qëllim që Gjykata Kushtetuese të shprehet përfundimisht për pajtueshmërinë e kësaj projektmarrëveshjeje me Kushtetutën;
2. Kuvendit të Republikës, që në përputhje me Kushtetutën dhe me Ligjin t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese të shprehet mbi kushtetutshmërinë e kësaj marrëveshjeje, duke pasur parasysh që kërkesa të vijë nga minimalisht 25 deputetë të këtij Kuvendi;
3. Kryeministrit të Republikës, që në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese të shprehet mbi këtë marrëveshje, mënyrë që të shtohet edhe një filter më shumë në këtë vendimarrje të rëndësishme dhe kjo nismë të përmbushë standartet e transparencës së funksionimit të administratës shtetërore në një shtet të së drejtës.
4. Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që në përputhje me Kushtetutën të rakordojë punën me autoritetet e lartpërmendura për të inicuar sakaq një gjykim kushtetues paraprak mbi këtë çështje.
Gjithashtu kërkojmë vëmëndjen e veçantë e Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje; vëmëndjen e veçantë të Kryetarit të Kuvendit Znj. Jozefina Topalli, Konferencës së Kryetarëve dhe Byrosë së Kuvendit që të kenë parasysh kërkesen tonë në punën organizative, funksionale dhe administrative te institucionit, në planifikimin e kalendarit të punës dhe të votimit të projektligjeve.
Duke mbetur me shpresën e madhe se kërkesa jonë do merret parasysh ju urojmë punë të mbarë!

FIRMETARET:

Complete the fields below and click 'Sign'. Optional fields may be completed or left blank.

Title: (optional)
(Mr, Ms, Dr, etc)
 
First Name:  *
 
Last Name:  *
 
Signature Display Display my name publicly on this website in the public signature list. (Recommended). If unchecked, your name will appear as Anonymous. [?]
 
Email Address:  *
Your email address will add integrity to this campaign and allow you to edit your signature. View Privacy Policy here.
 
Street Address: (optional)
Your street address will not be displayed on this website.
 
City or Town: (optional)
 
State, County or Province: (optional)
 
Post Code or Zip Code: (optional)
 
Country or Region: (optional)
 
Short Comment to Target:

Max 500 characters

characters left
Hide my comment. [?]
(optional)
 
Verification Code:
This is a captcha-picture
Enter code & click 'Sign' (below): [?]
Refresh [?]



 *
 
The code 'verifies' you are not a bot. [?] If you are vision impaired, you may download the code's audio file here.
 
 
* - required fields

GoPetition respects your privacy. Click here for more information.

Tell 

Follow: